Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar, duke vënë në pranga dhe dy shqiptarë. Sipas mediave italiane, në pranga janë vënë 9 persona, nga të cilat 7 italianë dhe 2 shqiptarë. Ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina dhe drejtohej nga një familje siciliane, babai me dy djemtë e tij.
Bashkëpunëtorë në këtë bandë ishin dhe dy shqiptarë, të cilët kanë pasur rolin e furnizuesit me me marijuana.
Gjatë hetimeve, policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila dhe ka vënë në pranga dy korrierët, R.G, B.M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike. Të nëntë personat e arrestuar akuzohen për trafik droge e organizim kriminal me aktivitet trafik lëndësh narkotike.