INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë në aksin Kolumbi-SHBA-Itali, sekuestrohen 11 tonë kokainë

Drogë në aksin Kolumbi-SHBA-Itali, sekuestrohen 11 tonë kokainë

Publikuar më: 13:21 30-06-2016

Pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve policore të Italisë, SHBA dhe Kolumbisë janë sekuestruar 11 tonelata kokainë e sekuestruar dhe 111 persona të arrestuar mes Italisë, Kolumbisë dhe vende të tjera latine.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në krye të këtij trafiku ishin vëllezërit Franco dhe Giuseppe Cosimo Monteleone, figura të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të familjeve mafioze kalabreze.

Sipas drejtuesve të agjencive ligjëzbatuese që organizuan operacionin, tonelatat e kokainës në treg do të kishin sjellë përfitime financiare me vlerë 3 miliardë euro.

Autoritetet kanë deklaruar se me këtë aksion kanë shpërbërë një nga kartelet më të rrezikshme të narkotrafikut botëror. Operacioni ishte koduar me emrin “Dy detet” dhe sipas mediave italiane ishte koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias në Kalabri.

Organizata mafioze kalabreze, e njohur si Ndrangheta, një term i marrë nga Greqia e lashtë “andragathos” për të përshkruar luftëtarë kurajozë e besnikë, kontrollon mbi 70 për qind të kokainës që hyn në Europë, ndërkohë që jashtë kontinentit të vjetër është shumë e pranishme në Australi, Kanada dhe së fundmi edhe në Amerikën e Veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0032038688659668