Një 28 vjeçar nga qyteti bregdetar i Vlorës është arrestuar nga uniformat blu. Sipas policisë, i riu është arrestuar në banesën e tij, pasi gjatë kontrolli i është gjetur lëndë narkotike. Policia thotë se është gjetur një sasi prej 11.4 kg cannabis sativa, e cila është sekuestruar nga uniformat blu. Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Mario Jaupi, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, është gjetur e fshehur një sasi me lëndë narkotike prej 11 kg (kilogram) e 400 gr (gram) të llojit kanabis sativa, e cila rezulton nën posedimin e Mario Jaupi-t. Lënda narkotike në formë boçesh, ishte fshehur në thasë me thurje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Bëjmë me dije se, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Jaupaj ka qenë proceduar më parë për të njëjtën vepër penale”.