Midis kutive më kastravecë qe po kalonin ne dogane, janë gjetur qese kanabisi.
Metodat që përdorin trafikantët për të transportuar lëndët narkotike çdo ditë e më shumë të lënë pa fjalë.
Kjo ka qenë tentativa e dështuar e disa trafiktëve të cilët po mundoheshin të fusnin në territorin shqiptar një kamion me lëndë narkotike nga shteti i Maqedonisë.
Drejtues i kamionit tip Daf ishte një shtetas maqedonas, i cili është ndaluar nga policia pas kapjes së kanabisit.
Policia po vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.