Një rast trafiku ndërkombëtar narkotikësh është ndaluar në Kakavijë të Gjirokastrës. Për këtë arsye është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Harrunaj, 26 vjeç, banues në Mallakastër dhe janë ekuestruar 7 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Sipas policisë, arrestimi është kryer në kufirin jeshil, në Piramdën nr. 28, Harrunaj mbante një çantë të zezë, në të cilën kishte 7 pako të mbështjella me natriban, ku brenda të tyre kishte lëndë narkotike.
Ndërkaq po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë të cilët ishin së bashku me 26 vjeçarin po që mundën të largohen nga vendngjarja.