Pas sasisë rekord të rreth 15.6 tonëve kanabis sativa të sekuestruar në zonën e Drithasi e te Llakatundit në Vlorë, policia gjen edhe 210 kilogram të tjera drogë të hedhur në lumin e Shushicës. Lënda narkotike ishte lënë në disa pellgje uji.
Sipas policisë, ky veprim i trafikantëve duket te jetë bërë disa ditë më pare, për shkak të kontrolleve të shumta të policisë. Ndërkohë, në të njëjtën zonë, në momentin ku po kontrolloheshin për gjetjen e sasive të tjera të drogës, u gjetën edhe disa grumbuj me bime kanabisi që po digjej.
Lufta kundër kultivimit të kanabisit u shtri edhe në Shkodër, ku u asgjësuan rreth 361 bimë. Aksioni u shtri në zonën e Vau Dejës, ndërsa dy kryepleq u proceduan për shkak së nuk kishin raportuar asgjë për mbjelljen e drogës.