INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë në Shkodër dhe Pogradec, arrestohet një 27 vjeçar

Drogë në Shkodër dhe Pogradec, arrestohet një 27 vjeçar

Publikuar më: 11:00 22-06-2016

Duket se e gjithë Shqipëria është mbjellë me lëndë narkotike cannabis sattiva. Çdo ditë uniformat blu po asgjesojnë mijëra rrënjë cannabis sattiva, e mbjellë në mbarë vendin. Në shumë raste lënda narkotike është mbjellë në tokë pa pronar, çka po ia vështirëson punën policisë së shtetit për të zbuluar autorët. Vetëm këtë të mërkurë në qytetin e Shkodrës, policia ka gjetur dhe asgjësuar 11810 bimë kanabis.
1040 bimë në vendin e quajtur Lumi i Ndërfushajve dhe Maja e Qerpikut, fshati Mazrrek i Shkodrës, në zona të pyllëzuara me shkurre; 640 në vendin e quajtur Përroi i Sheut, fshati Benë; 10130 në vendin e quajtur Ishull, në mes të dy degëzimeve të lumit Drin, fshati Kosmaç. Lënda narkotike ishte mbjellë në tokë pa pronar, ndërsa policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë policia e Pogradecit ka arrestuar një 27-vjeçar, kultivues i 2000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Dardhas. Bëhet fjalë për Blerand Gjonën, banues në fshatin Prenisht.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396