Më shumë se 14 mijë rrënjë cannabis sattiva janë asgjesuar në Qarkun e Vlorës nga uniformat blu. Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë orëve të fundit janë asgjesuar plot 8 parcela me cannabis sattiva, të mbjella në tokë pa pronar. Kjo është një zgjedhje që kanë bërë shumë kultivues të bimëve narkotike, në mënyrë që të humbin gjurmët nga policia e shtetit. E në shumë raste ata ja kanë dalë, pasi edhe pas asgjesimit të 8 parcelave me bimë narkotike, policia nuk ka autor për këtë krim.
Ndërkohë, bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr, bëjnë të ditur burime policore lokale.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.