Është goditur nga autoritetet italiane një bandë italo-shqiptare që merrej me trafik droge.
Mediet italiane raportojnë se kjo bandë ka trafikuar sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në Itali.
Në aksionin e realizuar mëngjesin e së premtes, janë ekzekutuar 5 urdhër-arreste, nga të cilët 4 do të shkojnë në burg. Ndërsa 16 persona janë në hetim në gjendje të lirë.
Aksioni u realizua nga policia në Napoli e Salerno, në zbatim të urdhër-arresteve të Antimafias italiane.
Të gjithë personat që janë nën hetim akuzohen për trafik droge, kokainë dhe marijuanë.
Pesë shqiptarët janë mes personave që po hetohen në gjendje të lirë. Ata janë: Bruno Belba 31 vjeç; Petrit Frroku 49 vjeç; Dritan Gjegja 31 vjeç, Elton Gjegja 31 vjeç dhe Renato Koci 35 vjeç.