INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë e heroinë nga Turqia dhe Shqipëria, shkatërrohet banda, e arrestuar edhe një femër

Kokainë e heroinë nga Turqia dhe Shqipëria, shkatërrohet banda, e arrestuar edhe një femër

Publikuar më: 10:49 10-03-2019

Janë 20 persona të akuzuarit për importin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, që nga marijuana, kokaina e heroina në Itali. Nën akuzë janë vënë 16 shqiptarë, një turk dhe 3 italianë; Marco Franchini, 44 vjeç nga Lecce, Fabio Marzano, 50 vjeç, me banim në Monteroni dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç, nga Lequile.

Hetimet për grupin e trafikantëve kanë nisur që në vitin 2014 italianët Marzano dhe Franchini thuhet të jenë pjesë e një organizate ndërkombëtare të drogës që mbulon jo vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë, Turqinë dhe Holandën.
Mediat italine, referuar hetimeve kanë zbardhur edhe rolet e disa prej anëtarëve të grupit. Hizir Civilek, 77 vjeç me banim në Brindisi, ishte përsoni që kujdesej për të mbajtur kontakte me furnizuesit në Turqi, vendin e tij të lindjes.
Emir Daci, shqiptari 47 vjeçar, konsiderohet si personi që grumbullonte drogën e ardhur nga Turqia e Shqipëria në Lombardi, për ta shpërndarë më pas në në Saronno dhe Puglia. Sa për Franchinin ai është personi që në bashkëpunim me Marzanon viheshin në kontakt me furnizuesit, kishin si detyrë transportin e drogës.
Telashet për Marzanon, siç shkruajnë mediat italiane nisën më 18 shtator 2014, kur iu bllokua makina në të cilën po udhëtonte, në Cerano, duke iu kapur një kilogram heroinë.
Ndërsa Riguardo Pacifico është akuzuar për posedimin e 53 kilogramë marijuanë. Ai u arrestua nga grupi i hetimit të krimit të organizuar në shtator të vitit 2015 me 53 kilogramë marijuanë, armë (tre armë), katër karikues, municione, në një varkë në portin e San Focas. Për këtë episod ai u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg.

Kush janë anëtarët e grupit
Mediat italiane thonë se më 21 Mars do të duhet të dalin para gjykatës, anëtarët e grupit. Bëhet fjalë për: Leonardo Ali, 41 vjeç nga Vlora; Ëngjëllushe Arapi, 57 vjeç, nga Vlora; Hasan Bibi, 34 vjeç, nga Durrësi (dëbuar nga Italia më 13 shkurt 2016); Hizir Civilek, 77, me origjinë nga Rize (Turqi) por me banim në Brindisi; Emir Daci, 47 vjeç, nga Tirana, por banues në Origgio(Varese); Auron Dule, 40 vjeç, nga Vlora; Gentian Dule, 33 vjeç, nga Vlora, por me banim në Romë; Marco Franchini, 44 vjeç nga Lecce; Emal Gega, 44 vjeç shqiptar; Piro Hyskaj, 60 vjeç, me origjinë nga Vlora por me banim në Lecce; Gentian Katreli i quajtur “Genti”, 44 vjeç nga Durrësit, me banim në Lecce ; Gezim Kritha, me pseudonimin “Gino”, 50 vjeç, nga Vlora por me banim në Lecce; Abil Jaupi, me pseudonimet “Baci”, “Kadir”, “Habib”, 51 vjeç, nga Vlora; Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, por me banim në Lecce; Fabio Marzano, 50 vjeç, nga Lecce por banonte në Monteroni; Isak Muhameti, 29, me origjinë nga Vlora dhe me banim në Spoleto; Genti Mezini, ose Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora por banonte në Anzio (Romë); Jorg Naci, i quajtur “Mili”, 42 vjeç, shqiptar ; Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç, nga Lequile, me banim në Lecce; Dario Profka, 29, me origjinë nga Vlora, por me vendbanim në Lecce. /Ballkanweb/

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766