Çdo ditë në vendin tonë po kapet lëndë narkotike, ndërsa trafikantë të shumtë po vihen në pranga, por ka dhe të tjerë që arrijnë të arratisen. Nga veriu në jug të vendit duket se ka nisur sezoni i transportit të lëndëve narkotikë, ndërsa policia vijon aksionin e saj për ndalimin e trafikut. Mësohet se në Tropojë është finalizuar operacionin e koduar “Degaj 1”, duke sekuestruar 12 kg kanabis sativa. Aksioni i policisë është bërë në aksin rrugorë Sopot-Qafë-Morinë, ndërsa polica ka sekuestruar 1 thes (plastikë) i mbështjellë me natriban. Nga të dhënat e policisë mësohet se në thes kishte rreth 12 kg lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Por autori si pasojë e errësirës, ka mundur të largohet.
Ndërsa në Fier një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia për posedim të lëndëve narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Krenar Ramaj, 31 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, të cilit në momentin e ndalimit i janë gjetur në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.