INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë nga veriu në jug, asgjesohen 7 mijë rrënjë cannabis sattiva

Drogë nga veriu në jug, asgjesohen 7 mijë rrënjë cannabis sattiva

Publikuar më: 15:35 16-06-2016

Mbjellja e cannabis sattiva është shtrirë në mbarë vendin, e për pasojë dhe aksionet e policisë së shtetit po kryer në të gjithë territorin.
Dy operacione antikanabis u zhvilluan këtë të enjte në Vlorë dhe në Krujë, duke asgjesuar me djegie gjithsej rreth 7 mijë rrënjë bimë narkotike. Aksioni i parë u zhvillua në fshatrat Poro dhe Kuç të Vlorës, ku u asgjësuan 4093 rrënjë bimë.
Njoftimi i policisë Vlorë:
“Bimët narkotike ishin të mbjella në disa parcela përreth këtyre fshatrave, me lartësi nga 25 cm deri në 50 cm, të cilat u asgjësuan me djegie”.
Ndërsa në fshatin Tapizë të Krujës është asgjesuar sasia tjetër prej 3 mijë bimësh cannabis sattiva.
Për të dyja rastet, policia nuk ka autor të dyshuar, ndërsa Prokuroria po punon për të zbuluar kultivuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0037012100219727