INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë pa “pronarë”, policia asgjeson 3860 rrënjë kanabis sattiva në Vlorë

Drogë pa “pronarë”, policia asgjeson 3860 rrënjë kanabis sattiva në Vlorë

Publikuar më: 10:59 25-05-2016

Sezoni i mbjelljes së lëndëve narkotike ka sjell dhe aksione të shumta të policisë për këtë çështje. Por tafikantët e lëndëve narkotike duket se kanë preferuar të gjejnë “tokë pa pronar” që të mbjellin cannabis sativa, e në rast se ata do të kenë fat, atëherë mund ta korrin dhe ta transportojnë. Por ky nuk ishte rasti i zbuluar në dy fshatra në Vlorë. Në Llakatund dhe në Karbunare uniformat blu kanë zbuluar 3860 rrënjë cannabis sativa, në një tokë pa pronar. Nga të dhënat policore bëhet e ditur se uniformat blu i kanë asgjesuar bimët narkotike
Ja njoftimi i policisë Vlorë:
“Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë në mes të pyllit si dhe të shtrira anës lumit të Shushicës, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm, të cilat Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve”.
Gjithashtu, policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka arrestuar edhe një person të shpallur në kërkim që në vitin 2006. Bëhet fjalë për shtetasin e quajtur Agim Qejvani, 45 vjeç, banues në fshatin Risili Vlorë, i cili është dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219