Deri më tani jemi mësuar që të dëgjojmë lajme që ne dërgojmë drogë jashtë vendit. Po e kundërta ka ndodhur këtë mëngjes. Mësohet se një kontenier me pula i nisur nga Brazili drejt Durrësit është ndaluar në Itali, pasi mes tyre ishin fshehur rrth 19 kile kokainë të pastër.
Sipas strettoweb.com kokaina është bllokuar në portin e Gioia Tauro dhe thuhet se kishte destinacion Shqipërinë. Kokaina ishte ndarë në 17 pako dhe në treg do të kapte një shifër prej 4 milonë euro.