INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droni gjobit 128 shoferë. Monitorimi nga ajri kap në flagrancë ndëshkuesit

Droni gjobit 128 shoferë. Monitorimi nga ajri kap në flagrancë ndëshkuesit

Publikuar më: 11:22 29-08-2018

Monitorimet me dron nga ana e Policisë Rrugore kanë vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve, ku janë ndëshkuar 128 drejtues mjetesh.
Kontrollet u fokusuan në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të atyre që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.
"Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve, ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598