“Droni” i famshëm i ngritur mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në tetor të vitit 2014, tashmë është kthyer në një dokumentar.
Regjisorët Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama kanë përfunduar punën për filmin e titulluar “Triumph”, premiera e të cilit do të shfaqet në Festivalin e Filmit të Varshavës që do të zhvillohet në datat 19-, 20 dhe 21 Tetor ku bota do të njihet me një pjesë të madhe të të vërtetave të asaj nate që mund të kishte përfunduar në një tragjedi.
Në këtë film në formatin e një dokumentari, pasqyrohen detajet e momenteve dramatike në stadiumin e Partizanit të Beogradit ku Shqipëria dhe Serbia u ndeshën për sfidën eliminatore të Euro 2016, por situata doli jashtë kontrollit pas shfaqjes së dronit me simbolet kombëtare shqiptare mbi kokat e tifozëve të zemëruar serbë.
Jonuzi shprehet se titulli “Triumf” pasqyron ndjesinë e shqiptarëve pas asaj nate të mbushur me ngjarje kontroverse. Filmi dokumentar është 88 minuta i gjatë dhe përfshin intervista e momente të veçanta si atmosfera përreth ekipit kuqezi. Ky film ka pasur një buxhet të ulët dhe për realizimin e tij kanë kontribuar komunitetet shqiptare