Numërimi së prapthi për Krishtlindjet ka filluar! Në skenën ikonë 02 Arena në Londër eshtë mbajtur eventi më i madh i Krishtlindjeve në Britani, Jingle Bell Ball i Capital FM, stacionit muzikor më të ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar. Krahas artistëve më me emër si Shawn Mendes, Calvin Harris, Ellie Goulding, James Arthur, në skenë u ngjitën edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.
Teksa po luante pjesët e tij më të mira, Martin Garrix solli në skenë të mahnitshmen Bebe Rexha për të performuar super hitin e tyre “In The Name of Love”. Bebe bëri atë që di të bëjë më mirë, tu vjedhë zemrën fansave e t’i bëjë që të brohorasin. Edhe fansat iu përgjigjën lartësisë në të cilën ndodhej Bebe, pasi kënduan, dhe shijuan çdo sekond të kësaj performance.
Ndërkohë Duka Lipa realizoi performancën e saj të parë në Capital’s Jingle Bell Ball dhe siguroi që të ishte e paharrueshme, si një shëtitje në park, duke mahnitur turmën me vokalin dhe prezencën e saj në skenë. Ylli në rritje ka patur një vit të mrekullueshëm dhe performanca e saj e në O2 Arena i vuri pikat mbi I këtij viti që ajo la pas. Dua ua hoqi trurin fansave me hitin e saj “Bloë Your Mind” dhe jo vetëm.
Ajo e bëri shumë nxehtë gjithashtu me performancën e këngës “Hotter than Hell” me vokalin impresionues dhe veshjen gjithashtu.
Këngëtarja shqiptare kishte ruajtur dhe një as nën mëngë, pikërisht qershinë mbi tortë, një cover të hitit “One Dance” të Drake. Jemi të sigurtë që Drizzy është impresionuar gjithashtu nga ky version i Duas, thjesht imagjinoni nëse këta dy artistë do të realizonin një këngë së bashku?! Do të ishte e magjishme!
Krenohemi me ju vajza!