INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa acarohet KEQ me këto akuza, por kur të lexojë ç’i ka thënë mami i ish të dashurit të saj Ledrit, do emocionohet! [FOTO]

Dua Lipa acarohet KEQ me këto akuza, por kur të lexojë ç’i ka thënë mami i ish të dashurit të saj Ledrit, do emocionohet! [FOTO]

Publikuar më: 08:55 12-06-2019

Ashtu si shumë këngëtarë të njohur edhe Dua Lipa përballet shpesh me komente nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe të çuditshme. Këngëtarja është irrituar shumë nga disa komentues që e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë për t’i bërë buzët të duken më të trasha. Këtë herë, Dua ka zgjedhur të reagojë dhe jo të qëndrojë e heshtur: “Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.

Sigurisht që pas këtij postimi, Dua Lipa ka marrë shumë komente mbështetëse dhe dashurinë për Duan e ka treguar edhe e ëma e Ledrit, i cili dikur ishte i dashuri i Dua Lipës.

“Ke qenë e bukur që kur ishe 1 vjeç”, ka shkruar mami i Ledrit dhe më pas ajo ka treguar një detaj që e ka parë Duan që kur ishte në barkun e të ëmës sepse ishin fqinj dhe i vuri kapakun duke thënë se nuk ka pse të debatojë për dikë që është e bukur si brenda ashtu edhe jashtë.

fare.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885