Një imazh i veçantë për një përvjetor të veçantë.
Në 25 vjetorin e krijimit, Patrizia Pepe ka zgjedhur artisten e talentuar me origjinë shqiptare si imazhin e saj të ri. Bukuroshja 21 vjeçare do të jetë fytyra e kompanisë për sezonin vjeshtë/dimër, dhe posterat reklamues janë bërë që tani publikë. Gjatë muajit tjetër mësohet se do të publikohet një reklamë televizive dhe video nën titullin “Bang Bang”. Pepe e ka cilësuar Duan si imazhin perfekt për brezin e ri, duke shpjeguar kështu se pse është pikërisht ajo emri që është përzgjedhur. Ja dhe fotot nga fushata publicitare.