Ajo nuk mund të cilësohet si një ‘kameleon’ pasi ndryshimet që bën në look janë të rralla. Ama kur ndodh të bëjë një të tillë, surprizon. Ashtu ka bërë edhe këtë herë duke u shfaqur me flokët bionde. Nga një brune fanatike, Dua tashmë është kthyer në një Barbie-Doll bionde. Ky ndryshim ka marrë ok-in e fansave të cilët duket se e pëlqejnë këngëtaren shqiptare edhe në këtë version. Nuk e dimë nëse u shfaq kështu për qejf apo për ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, Dua di si të surprizojë.