INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe Elvana Gjata sapo na prezantuan me trendin më të guximshëm për këtë verë [FOTO]

Dua Lipa dhe Elvana Gjata sapo na prezantuan me trendin më të guximshëm për këtë verë [FOTO]

Publikuar më: 21:45 22-06-2018

E kemi thënë edhe më herët edhe do vazhdojmë ta themi: Në botën e modës nuk ka rregulla, madje nëse ti guxon të thyesh një rregull atëherë sapo e ke kthyer në trend. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin u fol për një ndër trendet më të përfolura të momentit: beretat, aksesori që ka lindur në Francë nga vajzat parisiene. Ato dominuan në të gjithë stinën e vjeshtës dhe dimrit, por menduat se tani me ardhjen e verës do i linit mënjanë? Epo e paskeni menduar gabim. 

Përpos shtëpive të modës, edhe dy vajzat më me stil në Shqipëri na kanë thënë njëzëri që “beretat janë IN dhe trend edhe në verë”. Po, po e dëgjuat mirë. Jo vetëm beretat tradicionale të zeza, por ato vijnë më moderne dhe plot ngjyra.


Dua Lipa, ka preferuar që në daljen e saj të fundit në New York të vishte një beretë ngjyrë të verdhë, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Dua komentohet gjithmonë pozitivisht nga kritikët e modës për stilin e saj të veçantë.

ea8e232b-a321-4bfd-a001-894c7f68280a.jpg

dgkxuqrwkaawbyx.jpg

 

 

Ndërkohë Elvana Gjata ka publikuar foto edhe video ku shfaqet shumë sensuale me fustan të kuq pas trupit. Ajo kishte vendosur që ta shoqëronte edhe me një beretë të kuqe, ku mund të themi që dukej mjaft seksi. Mendohet se kjo pamje është pjesë nga kënga e saj e re që pritet të vijë së shpejti.

87785dac-6042-4b52-b1e3-a6c16d08994a.jpg

 


Mund të themi që ato në këtë mënyrë kanë bërë edhe xing me njëra-tjetrën. Gjithsesi ne këtë trend e quajmë pak të guximshëm, pasi mendojmë se është një aksesor jo shumë i përshtashëm dhe aspak i freskët për këto ditë të nxehta vere. Por një gjë është e sigurt: fotot do të dalin shumë bukur dhe ju do të dukeni me shumë stil me bereta në kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0023930072784424