INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe koncerti i Pavarësisë së Kosovës, babai i këngëtares: Duas nuk iu bë një ftesë zyrtare...

Dua Lipa dhe koncerti i Pavarësisë së Kosovës, babai i këngëtares: Duas nuk iu bë një ftesë zyrtare...

Publikuar më: 10:41 21-02-2018

Ndërkohë që fansat prisnin që në koncertin e Pavarësisë së Kosovës të ishin edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore si Dua Lipa dhe Bebe Rexha diçka e tillë nuk ndodhi.

Arsyeja e kësaj mungese ka qenë fakti se Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë dhe për më tepër nuk është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.

Këtë e fakt e ka konfirmuar stafi i këngëtares së njohur botërore ashtu sikurse edhe Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës Kosovare është deklaruar se kanë tentuar të sillnin për të performuar Dua Lipën dhe këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, por krejt këto kanë mbetur në nivel bisedash pasi një gjë e tillë paraprakisht ka qenë e pamundur.

Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares me origjinë shqiptare që po arrin majat në skenën botërore, i ka thënë “Kohës Ditore” se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kishin qenë jozyrtare.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, është shprehur Dukagjin Lipa babai i këngëtares...

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885