Pasi i shpall si artistja më e re nga revista NME, Dua Lipa shënon suksesin e radhës.
Bashkëpunimi i saj i fundit me Martin Garrix “Scared to be lonely”, është rendisur ndër 5 këngët më të mira në Spotify duke dëshmuar kështu se këngëtarja me origjinë shqiptare është në rrugën e duhur për të qenë një yll ndërkombëtar.
Por Dua nuk ndalet me kaq. Këngëtarja aktualisht po punon në studiot e Paramount për të regjistruar bashkëpunimin e radhës me artistin britanik MNEK.