Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora pritet që së shpejti të vijnë në Tiranë.
Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka bërë me dije se pas finales së “Conference League”, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy artistet e mëdha të cilat do të mbajnë dy koncerte madhështore. Koncerti i Ritës do të mbahet në fund të verës ndërsa i Duas në prag të festave të fundvitit.
“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit”, tha Veliaj për Top News.