INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe Rita Ora në mardhënie toksike? Prestigjiozja britanike zbulon familjarin që i futi në sherr vajzat

Dua Lipa dhe Rita Ora në mardhënie toksike? Prestigjiozja britanike zbulon familjarin që i futi në sherr vajzat

Publikuar më: 13:13 19-09-2018

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë ndjekur të njëjtën shkollë në Londër, kanë të njëjtët miq të përbashkët dhe familjet e tyre vijnë nga Kosova, por vajzat nuk flasin!

E ndërkohë që është më se normale të mendoni se ka solidaritet mes dy vajzave, në fakt mes tyre nuk ka fare ndjenja dashamirësie, ka shkruar The Sun.

Duket se çdo gjë ka nisur në tentativat e para të Dua-s për t’u bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare, ku motra e Ritës, Elena Ora, e cila punon në një kompani menaxhimi muzike, i ka kthyer kurrizin, me frikën se një ditë Dua do t’i rrëmbente kurorën Ritës.

“Kjo është e vetmja arsye përse nuk flasin. Nisi nga motra e Ritës dhe tani Dua mendon se nuk donte të ishte rivalja e Ritës! Nga ajo ditë, nuk janë pajtuar” – tregoi burimi.

Kur u pyet së fundmi për marrëdhënien me Ritën, Dua Lipa dha një përgjigje diplomatike: “Prindërit tanë e njohin pak a shumë njeri-tjetrin dhe unë kam takuar të motrën.”

Rita Ora u bë e njohur në vitin 2012, me hitit “Hot Right Now” dhe ka fituar plot 12 milionë paund që nga ajo ditë. Ndërsa Dua, ka një pasuri prej 3 milionë paund.

Gjithesesi, “The Sun” nënvizon se edhe përse Rita Ora ka më shumë para, ky vit ishte padyshim i Dua Lipës!

collage_rita_dua.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777