Dua Lipa po e shijon jetën e saj më së miri. Së fundmi këngëtarja ka vendosur të ndajë me ne disa foto nga pushimet që ajo po bën me të dashurin e saj, ku të dy duken perfektë në krahët e njëri-tjetrit.
Në përshkrimin e fotos Dua ka shkruajtur: “Koha e duhur për versionin tonë të Ha, Lutu, Dashuro” duke iu referuar filmit po me të njëjtin titull, i cili flet për një grua në kërkim të qetësisë shpirtërore në ishujt e Balit, Indonezi.
Mesa duket edhe Dua, së bashku me të dashurin e saj e kanë gjetur qetësinë e shumëkërkuar, diku nëpër ishuj ashtu si dhe filmi e përshkruan.