Turi veror i këngëtares po bën zhurmë ashtu si suksesi. Dua Lipa së fundmi ka ndarë me fansat padurimin për koncertin e saj të parë në Prishtinë që do të mbahet me 9 gusht. Nuk kemi dyshime që performanca para popullit të saj do të jetë mbresëlënëse dhe artistja ka falenderuar të gjithë organizatorët. Çfarë është më e veçanta? Paratë e biletave do të shkojnë për bamirësi në fondacionin Sunny Hill. Këngëtarja me origjinë shqiptarë është shprehur se Kosova dhe Prishtina do të jenë gjithmonë me Dua-n , epo Dua… ne të gjithë të duam!