“Last Dance” rezulton një sukses i vërtetë.
Vetëm para pak ditësh, artistja 20 vjeçare, ka publikuar klipin e këngës së saj më të fundit, “Last Dance”. Nuk kaloi shumë dhe të gjithë e shijuam këngën shoqëruar me një video shumë të veçantë, e cila ishte xhiruar në pyjet tropikale të Kalifornisë. Nuk mbaron me kaq, ajo që na gëzoi së tepërmi ishte edhe simboli i shqiponjës që Dua tregoi me duart e saj. Vetëm tre ditë kaluan dhe videoja e saj ka marë mbi 300.000 shikime, gjë që e surprizoi atë pa fund, duke marrë kështu pak kohë nga vetja e saj për të falenderuar fansat në Instagram për mbështetjen e dhënë. “Mbi 300k shikime në 3 ditë, jam e mahniutur. Nuk di si t’iu falenderoj. Jeni më të mirët!”, shkruan ajo poshtë videos, shkëputur nga klipi.