Anwar Hadid dhe Dua Lipa janë një nga çiftet më të reja në shtypin rozë botëror dhe padyshim nga ato që dashurinë e tyre e kanë bërë më publike se askush tjetër, duke ndarë çdo detaj të mundshëm.
Ditën e djeshme, këngëtarja festoi ditëlindjen, e cila mori urime dhe dhurata të ndryshme nga miqtë dhe familjarët e saj. Përmes postimeve ajo kishte zgjedhur që të festonte vetëm me të dashurin e saj, Anwar Hadid në një vend bregdetar.
Një nga urimet më të veçanta që ajo mori ishte ai i kunatës së saj, supermodeles Gigi Hadid. Ndryshe nga motra e madhe Bella Hadid, Gigi zgjodhi që të postonte një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory me Duan dhe pranë saj kishte bërë një urim të ëmbël dhe me vlerë.
“Gëzuar ditëlindjen engjëll”- ka shkruar Gigi duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Duan.