Dua Lipa së fundmi po përmendet vetëm për sukseset e saj, por këtë herë këngëtarja na suprizoi me atë që bëri.
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin ‘Untitlet Action Bronson’ të shqiptarit Arian Asllani i njohur me emrin Action Bronson, Dua vendosi të gatuajë ushqimin tradicional shqiptar. Këngëtarja gatoi pite me spinaq të cilat duket se janë edhe specialiteti i saj. Momente nga emisioni i ka publikuar vetë Dua në Isntagramin e saj ku duket se është ndjerë tamam si në ‘shtëpi’.