Prestigjiozja britanike “The Sun” publikoi ditën e djeshme artikullin që zbulonte arsyen e rivalitetit mes dy këngëtareve shqiptare më të njohura në skenën ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora.
Kjo u bë shkas që gazetari Adriatik Kelmendi, autor i ‘Rubikon’ të hapë një sondazh për të matur preferencën e kosovarëve mes Ritës dhe Duas, shkruan Prive.
Me një diferencë të theksueshme 59-41, nga 1,400 vota, ka fituar Rita dhe duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak Duas.
Ajo e ka hequr gazetarin nga lista e njerëzve që ndjek në Twitter, siç e ka bërë të ditur vetë ky i fundit.
‘Në Kosovë pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!
Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.
Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfollow në Twitter.
Tregojini që unë nuk kam faj, ju keni votu’, ka shkruar gazetari.