INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa i doli kundër kryeministrit britanik dhe s’iu drodh qerpiku fare! [FOTO]

Dua Lipa i doli kundër kryeministrit britanik dhe s’iu drodh qerpiku fare! [FOTO]

Publikuar më: 19:23 29-08-2019

Vendimi i kryeministrit britanik për të pezulluar për një muaj Parlamentin ka shkaktuar zemërimin e të gjithëve. Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram rreth situatës politike në Britani.

Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi ku duket kryeministri Boris Johnson dhe në pankartë shkruhet: "U prehtë në paqe demokracia britanike". Kjo nuk është hera e parë që Dua tregon se është kundër Brexit.

Kryeministri Johnson i kërkoi Mbretëreshës Elizabetë të mbyllë sesionin aktual të parlamentit që të hapet një sesion i ri pas fjalimit të saj më 14 tetor për të parashtruar axhendën legjislative të qeverisë së tij. Boris Johnson është zotuar ta nxjerrë Britaninë nga BE me ose pa marrëveshje për termat e shkëputjes.

rip.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039691925048828