Pas suksesit shumë të madh me klipin “In The Name Of Love” me Bebe Rexhën, Martin Garrix ka vendosur që të bashkëpunojë me një tjetër artiste shqiptare.
Bëhet fjalë natyrisht për Dua Lipën, një nga emrat më premtues të skenës botërore të muzikës, me të cilën ai ka bashkëpunuar për këngën “Scared To Be Lonely”. Por thjesht versioni audio për dy artistë kaq të përfolur nuk mund të jetë i mjaftueshëm, kështu mësohet se dyshja po punon edhe për klipin muzikor të këngës së tyre. Diçka të tillë e nënkupton vetë këngëtarja 21 vjeçare, e cila ka postuar një foto me producentin hollandez dhe me një mbishkrim të shkurtër por kuptimplotë: “Scared To Be Lonely”.
Pra duket se është thjesht çështje kohe deri sa të kemi përpara syve një tjetër videoklip super-hiti nga një artiste me origjinë shqiptare. Dhe ndërkohë që po presim klipin, në këtë video mund të dëgjoni versionin audo që IN Tv publikoi në fillim të janarit.