Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë e njohur për vokalin e saj të vecantë, si dhe simpatisë së shumtë që po gjen në radhën e fansave.
Dhe jo vetëm pasi artistja 21 vjecare ka mundur të ngjisë edhe shkallet e klasifikimeve britanike me këngën e saj të fundit, e cila e renditi përkrah një artisteje të tillë si Adele. Tashmë kjo këngë, e publikuar nën titullin “Last Dance” do të vijë edhe me një videoklip, lajm të cilin e ka konfirmuar vetë Dua. Ajo bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se vetëm 2 ditë na ndajnë nga video e shumëpritur e këngës që ka rezultuar e suksesshme në shumë pak kohë nga publikimi. Të shohim nëse video do të justifikojë suksesin e deritanishëm të “Last Dance”.