INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa ju ka çmendur pas

Dua Lipa ju ka çmendur pas "No Lie", Shazam e vërteton [VIDEO]

Publikuar më: 19:47 22-01-2017

Shazam është një nga programet më të përdorur në të gjithë botën, ku qindra miliona njerëz në mbarë botën e përdorin për të gjetur këngë të cilën e kanë dëgjuar në rrugë, lokal, film apo edhe radio dhe nuk i dinë titullin. Si çdo të diel, edhe këtë ditë të fundit të javës, intv.al jus jell klasifikimin e 5 këngëve më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam. Një javë me surpriza, ku surpriza më e madhe është pikërisht “No Lie”, hiti më i ri nga Dua Lipa dhe Sean Paul. Pasi kanë “çmendur” të gjithë botën me këtë këngë të tyre, dy artistët e suksesshëm, janë kthyer në sensacion në vendin tonë, dhe kënga e tyre rënditet në vendin e 2-të. Kënga më e kërkuar edhe për këtë javë është “Shape of You” nga këngëtari britanik Ed Sheeran, një këngë e cila e ngjiti atë në vendin e parë në Billboard.Pjesë e surprizës janë edhe dy rikthime në këtë listë. Bëhet fjalë për “Vente Pa Ca” të Ricky Martin dhe Maluma, si dhe “Safari” të J Balvin, Pharrel Williams,Bia dhe Sky. Vendi i 4-ërt edhe për këtë javë për “Rockabye” të Clean Bandit, Sean Paul dhe Anne-Marie. Ështe evidente që shqiptarët pëlqejnë çdo këngë që realizon artisti Sean Paul, pasi çdo javë një nga këngët e tij ka qenë në këtë klasifikim.

Ja renditja e plotë:

5- J Balvin - Safari ft. Pharrell Williams, BIA, Sky

4- Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie

3- Ricky Martin - Vente Pa' Ca ft. Maluma

2- Sean Paul - No Lie ft. Dua Lipa

1- Ed Sheeran - Shape Of You

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383