Dua Lipa është njëra nga ato këngëtare të cilat përpos suksesit të madh ndërkombëtar që kanë, nuk i harrojnë rrënjët e tyre.
Këngëtarja më origjinë nga Kosova, ashtu siç kishte premtuar, do të mbajë një koncert bamirësie në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, me 9 gusht. Ky lajm konfirmua gjatë një konference të dhënë për mediat nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ernest Jusufi, drejtori ekzekutiv i “Birra Peja” dhe drejtorit ekzekutiv të Republika Communications, Dukagjin Lipa i cili është njëkohësisht edhe babai i Dua-së.
Shpënzimet e koncertit do të mbulohen nga Komuna e Prishtinës. Këngëtarja e hitit “Be the one”, do të arrijë në Kosovë, në datën 7 gusht ndërkohë që biletat për koncertin e saj që do të mabhet me 9 gusht , do të kushtojnë nga 10 deri në 15 euro.