Pak kohë më parë bukuroshja i dha fund lidhjes së saj publike me Isaac Carew.
Dhe duket se nuk do të mbajë zi për të për shumë gjatë pasi me të gjitha gjasat e ka gjetur dashurinë e re. Fillimisht u përfol për Martin Garrix me të cilin përveçse realizoi një bashkëpunim, qëndroi edhe shumë afër, por lajmi nuk u konfirmua. Tashmë ylli i muzikës pop ka postuar një foto në Insta Story-n e saj duke mbajtur dorën e një mashkulli tjetër. Telegrafi ka bërë me dije se bëhet fjalë për regjisorin amerikan Paul Klein. Ai është një mik i vjetër i bukuroshes 21 vjeçare, por kjo vetëm foto miqsh që nuk është!