Dua Lipa, këngëtarja e njohur në tregun ndërkombëtarë, është artistja më e suksesshme e momentit dhe kjo falë këngëve të saj që janë kthyer hit në mbarë botën.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare është vlerësuar sërish me një çmim mjaft të rëndësishëm gjatë eventit të organizuar nga ‘Variety’. Dua ka marrë çmimin si ‘Artistja më e suksesshme e vitit’. E veshur me një fustan të bardhë, ajo shkëlqeu në eventin e mbajtur në Los Angeles.
Në ndarjen e çmimeve mori pjesë edhe Bebe Rexha, e cila u vlerësua si ‘Kompozitorja e vitit’. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare u shfaqën shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë gjithë eventit, duke treguar dhe njëherë se ruajnë një miqësi shumë të mirë.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Dua fitoi disa çmime të tjera në “MTV EMA’s” dhe “Bambi Awards”.