Koncert pas koncerti, emision pas emisioni, kopertinë pas kopertine, kjo është jeta e zakonshme e Dua Lipës. Pasi zuri faqen e parë të kopërtinës së revistës britanike “Hunger”, këngëtarja e talentuar shqiptare, do të jetë fytyra e nëntorit e revistës tjetër prestigjioze britanike “Vogue”, revistë që shumë personazhe të famshëm e ëndërrojnë.
Vetë 22 vjeçarja ka njoftuar fansat për suksesin e rradhës të saj, me anë të një foto në Instagram, ku gjithçka i duket e pabesueshme dhe shprehet shumë e lumtur.
“Jam shumë e lumtur që më në fund po ju tregoj këtë!! Momentalisht jam duke pickuar veten. ‘BritishVogue’ kopertina nëntor 2016. Faleminderit të gjithë ekipit që më zgjodhi, sidomos për faktin që jam këngëtarja e parë në këtë kopertinë”.
E bukur si gjithmonë, e veshur me një bluzë që shndrit, ylli i shumë hiteve duket mahnitëse, “Hotter than Hell”.