Ajo e sotmja ishte një ditë e veçantë për këngëtaren me origjinë shqiptare, të talentuarën Dua Lipa.
E si mund të ndodhë ndryshe kur bëhet fjalë për një herë të parë? Artistja që ngjiti chartet britanike me këngën e saj të fundit, “Last Dance”, u bë imazhi kryesor i revistës Wylde për numrin e saj të radhës, i cili del në shitje më 17 shkurt. Ishte vetë këngëtarja 20 vjeçare ajo që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku postoi dhe kopertinën e revistës. Dua Lipa u shpreh shumë entuziaste në mbishkrimin e postimit, ku tha se ishte shumë e lumtur që më në fund edhe ajo mund të lajmërojë daljen e saj në një kopertinë reviste. Nëse vërtet dita e mirë shihet që në mëngjes, karriera e këngëtares bukuroshe premton vërtet shumë.