E bukur dhe e suksseshme, kush nuk do donte një të dashur si Dua Lipa!
Këngëtarja e talentuar shqiptare po ngjet dita-ditës shkallët më të mëdha të suksesit dhe gjithçka po shkon siç duhet në jetën e saj artistike. Ajo ishte e ftuar në “Capital Fm” për të folur për projektet e saj muzikore, mirëpo mbyllja ishte më e bukur se e gjithë intervista. Këngëtarja shqiptare ka realizuar nëj foto me prezantuesin Roman Kemp. Ky i fundit është ulur në gjunjë dhe ka improvizuar një propozim për martesë. Dua pranoi, sigurisht në kuadër të shakasë.
Epo duhet pak punë Roman, nuk është kaq e lehtë!