Tashmë të gjithë e dimë se ajo është vajza e muzikantit të njohur Dukagjin Lipa, të grupit ODA, por asnjëherë nuk kishim parë mamin e saj.
Duke qënë se në Mbretërinë e Bashkuar sot festohet "Dita e Nënës", bukuroshja 20-vjeçare ka postuar në Instagram, një foto me mamin e saj për t'i uruar këtë ditë të veçantë. "Gëzuar ditën e nënës, mami. Të dua shumë. Të falenderoj për çdo gjë që ke bërë" shkruan ajo poshtë fotos, teksa pozon me nënën e saj, e cila duket tepër e re dhe e bukur. Tashmë mund ta kuptojmë shumë mirë nga e ka marrë atë pamje aq lozonjare këngëtarja e talentuar.