Suksesi i saj në skenën ndërkombëtare është afirmuar tashmë dhe është i padiskutueshëm.
Mund të themi pa frikë se ky vit ka qenë me të vërtetë viti i Dua Lipës.
Ndërmjet çmimeve të shumta dhe koncerteve e tureve duket se Dua po kalon disa pushime të mira tanimë, dhe padyshim të merituara.
Ndërkohë këngëtarja na ka zbuluar dhe një ndryshim mjaft domethënës në trupin e saj.
Ajo ka bërë një tatuazh në krah me numrin 245, duke numëruar kështu shfaqjet në të cilat ajo ka performuar që nga fillimi i karrierës e deri më tani.