Është fakt i njohur tashmë që artistja bukuroshe me origjinë shqiptare është një vajzë e vërtetë kopertinash.
Pas shumë të tillave në të kaluarën, ajo rikthehet sërish në kopertina, fakt që duket se i shijon shumë. Këngëtarja 22 vjeçare është shprehur jo vetëm e lumtur, por edhe e nderuar që do të jetë fytyra e tetorit për revistën Hunger. Ishte vetë Dua që e bëri të ditur këtë fakt nëpërmjet profilit të saj të Instagram, ku dhe shfaqi një pozë të realizuar për setin e kësaj reviste. Seksi si gjithmonë, e mbuluar me hijeshinë që ngjyra e zezë i ofron, ylli i shumë hiteve sapo na dha një arsye për të pritur datën 6 tetor.