Është zyrtare, artistja e talentuar me origjinë shqiptare padyshim që ka vendosur rregulla të reja.
Ajo po vazhdon të ketë sukses me këngën e saj të re që e publikoi vetëm 1 muaj më parë. Përtej klikimeve të shumta, plot 96 milionë në vetëm 5 javë ajo po dominon edhe në klasifikimet e ndryshme. “New Rules” është renditur e para në listën e këngëve më të dëgjuara në Spotify në Britaninë e Madhe. Ishte vetë Dua që e bëri publik lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram. Duket se kjo vajzë realisht nuk njeh limite dhe me të gjitha gjasat do jetë “the next big thing” në muzikën botërore.