INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa nuk performoi në Sunny Hill Festival, por na bëri krenarë të gjithëve me gjestin e saj [VIDEO]

Dua Lipa nuk performoi në Sunny Hill Festival, por na bëri krenarë të gjithëve me gjestin e saj [VIDEO]

Publikuar më: 09:00 03-08-2019

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Para 1 muaji, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish të dashurin e saj kuzhinier Isaac Carew dhe tashmë ajo sapo ka filluar një lidhje romantike me vëllain e dy modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid, i cili quhet Anwar Hadid dhe lidhja e tyre po shkon perfekte, të cilët janë prezantuar edhe tek familjet e njëri-tjetrit.

AADZpp1.jpg

Së fundmi, çifti janë në Kosovë për eventin e rëndësishëm siç është Sunny Hill Festival, por këngëtarja nuk ka performuar, gjatë gjithë kohës ka qëndruar pranë familjes së saj e cila ishte organizatorja e eventit.

Dua me familjen qëndruan pranë publikut në arenën VIP nga ku ndoqën të gjitha performancat.

Këngëtarja ka bërë gjestin më të bukur e cila na bëri të ndihemi krenarë për të duke përshëndetur të gjithë të pranishmit në publik, duke bërë simbolin e shqiponjës.

Ajo mori të gjithë vëmendjen e publikut në momentin kur po i përshëndeste me shqiponjën dykrenare, duke i bërë të gjithë të brohorisnin.

Ajo u shfaq e veshur shumë thjeshtë e cila dukej shumë tërheqëse!

 

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996