Nuk e dimë nëse kanë xhelozi ndaj njera-tjetrës por çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë nëpër botë.
Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy nga këngëtaret shqiptare të cilat po qëndrojnë në maje të charteve botërore kohët e fundit dhe sukseset e tyre nuk kanë të sosur. Ritën e kemi parë shpesh në spotet e kompanisë Adidas, imazh i së cilës është, mirëpo këtë herë është lënë në hije nga Dua Lipa.
Pas suksesit të arritur me këngën e saj më të fundit “IDGAF”, e cila deri më tani është klikuar mbi 47 milionë herë në YouTube, Lipa këtë herë është shfaqur edhe në reklamën më të re të kompanisë së veshjeve sportive “Adidas”.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili ka postuar videon e reklamës së re të Adidas në rrjetet sociale.