Kujdesi nuk është kurrë i tepërt, edhe kur bëhet fjalë për një videoklip në dukje fare i padëmshëm.
Këtë mësim e ka mësuar Dua Lipa, e cila duket se është trembur për vdekje gjatë xhirimeve të klipit të saj të fundit “Last Dance”. Artistja 20 vjeçare ka falenderuar të gjithë fansat e saj në Instagram për mbështetjen e tyre, që i mundësoi asaj arritjen e 100 mijë ndjekësve në këtë rrjet social. Për ta festuar këtë rast ajo ka publikuar një video në prapaskenë të klipit “Last Dance”, ku siç thotë dhe ajo vetë, “ka dështuar ndërkohë që përpiqej të sillej sexy”.
Për të së vërtetës, skena nuk është aspak e rrezikshme, por nga shprehja në fytyrën e bukuroshes me origjinë shqiptare duket sikur po binte nga një ndërtesë e lartë në vend të një rrëshkitjeje të vogël. Megjithatë ajo e ka pritur me shumë sportivitet dhe buzëqeshja i është kthyer menjëherë në fytyrë.