Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar se do të jetë mysafire e veçantë e këngëtarit të famshëm Bruno Mars në turneun e tij botëror që nis vitin e ardhshëm.
Dua do t’i ndihmojë Bruno Marsit në turneun e tij “24K Magic World Tour 2018”, i cili do të fillojë më 27 shkurt në Aucland.
Krijuesja e hitit “Be The One” do të jetë mysafire speciale për turneun që do të mbahet në Zelandën e Re dhe në Australi.
Këtë e ka bërë të ditur Dua në profilin e saj në Instagram.