Pas publikimit të klipit “Blow Your Mind”, që doli dje në Youtube, Dua Lipa i ka merituar disa ditë pushimi.
Ajo duket se është shkëputur pak nga muzika për të karikuar bateritë, por pushimet e bukuroshes me origjinë shqiptare nuk janë vetëm për kënaqësinë e saj, por edhe për të ndjekësve të saj në Instagram. Dua ka postuar një foto ku shfaqet shumë provokuese me bikini ndërkohë që po relaksohet në pishinë. Pak nga bikinit relativisht të vogla dhe shumë nga forma trupore e Duas që nuk ka të sharë, do të thonim që kjo pamje na pëlqen pothuajse po aq sa klipi që publikoi dje. Fundja, të dyja duket se kanë një qëllim, të të heqin trurin!